Presidenti i Sirisë “mesazh vëllazërie” në përvjetorin e revolucionit
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, mbërriti në xhami i veshur me uniformën ushtarake që mbante veshur kur hyri në Damask vitin e kaluar, ndërsa u shoqërua nga disa ministra, përfshirë ministrin e Jashtëm, Assad Hassan Al-Shaibani
Damask
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa dha një "mesazh vëllazërie" në Xhaminë Umayyad, ku ai fali namazin e mëngjesit në përvjetorin e rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, raporton Anadolu.
Sharaa, mbërriti në xhami i veshur me uniformën ushtarake që mbante veshur kur hyri në Damask vitin e kaluar, ndërsa u shoqërua nga disa ministra, përfshirë ministrin e Jashtëm, Assad Hassan Al-Shaibani.
Shara hapi një dhuratë nga mbulesa e Qabes në Arabinë Saudite të gdhendur me vargje kuranore dhe të dhuruar për xhaminë për të përkujtuar përvjetorin e rrëzimit të regjimit të Assadit.
Më vonë në fjalimin e tij drejtuar popullit, presidenti Sharaa shprehu dëshirën e tij që një pjesë e mbulesës së Qabes të mbahet në Xhaminë Umayyad, duke theksuar: "Në këtë mënyrë, forcohen lidhjet e dashurisë dhe vëllazërisë që shtrihen nga Meka në Damask".
Duke iu referuar përvjetorit të revolucionit, Sharaa tha: "Ne i kujtojmë revolucionarët dhe luftëtarët heroikë që shkruan një histori të re për të gjithë umetin, bashkë me atë moment kur hymë në Damask nga Xhamia Umayyad".
Sirianët brohoritën tekbire pas namazit dhe përshëndetën presidentin Sharaa.
Në anën tjetër, përgatitjet për festimet janë duke u zhvilluar në provinca të ndryshme, pasi 8 dhjetori dita kur ra regjimi i rrëzuar, është shpallur festë kombëtare në të gjithë vendin.
Në Damask, pritet një paradë ushtarake në Bulevardin Mezze, dhe platformat janë ngritur për festimet në Sheshin Umayyad.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
