Bota

Presidenti i SHBA-së, Trump: Armëpushimi në Gaza ende është në fuqi

"Udhëheqja e Hamasit nuk është e përfshirë në shkeljet e armëpushimit", tha Trump dhe fajësoi disa grupe rebele brenda Hamasit

Hakan Çopur  | 20.10.2025 - Përdıtësım : 20.10.2025
Presidenti i SHBA-së, Trump: Armëpushimi në Gaza ende është në fuqi

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se armëpushimi në Gaza ende është në fuqi dhe se udhëheqja e Hamasit "nuk është e përfshirë në shkeljet e armëpushimit", në një kohë ku Izraeli vazhdon sulmet e tij në Gaza, transmeton Anadolu.

Derisa po kthehej nga Florida në Washington, gazetarët e pyetën Trumpin nëse armëpushimi në Gaza është apo jo në fuqi. Lidhur me këtë presidenti amerikan u përgjigj: "Po, është në fuqi".

Ai nuk komentoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit. "Udhëheqja e Hamasit nuk është e përfshirë në shkeljet e armëpushimit", tha Trump dhe fajësoi disa grupe rebele brenda Hamasit.

"Por në çdo rast, kjo situatë do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme. Do të trajtohet me vendosmëri, por në mënyrë të përshtatshme", tha ai. Duke theksuar se armëpushimi në Gaza do të vazhdojë, presidenti i SHBA-së tha se "Ne duam të sigurojmë që paqja me Hamasin të vazhdojë".

Të paktën 34 palestinezë janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës pavarësisht armëpushimit.

Ushtria izraelite në një deklaratë tha se ka kryer sulme ajrore në disa lokacione në Gaza, duke pretenduar se Hamasi kishte shkelur armëpushimin. Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se qeveria ka vendosur ndalimin e hyrjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës deri në një njoftim tjetër.

Ndërsa Brigadat Kassam krahu i armatosur i Hamasit, kanë deklaruar respektimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura, kryesisht armëpushimin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın