Presidenti i Nepalit përgatitet të formojë qeveri të re mes protestave vdekjeprurëse
Presidenti i Nepalit, Ramchandra Paudel, po përgatitet të fillojë procesin për formimin e një qeverie të re, pasi pranoi dorëheqjen e kryeministrit KP Sharma Oli të hënën mes protestave vdekjeprurëse

Ankara
Presidenti i Nepalit, Ramchandra Paudel, po përgatitet të fillojë procesin për formimin e një qeverie të re, pasi pranoi dorëheqjen e kryeministrit KP Sharma Oli të hënën mes protestave vdekjeprurëse, transmeton Anadolu.
Oli dha dorëheqje pas protestave vdekjeprurëse kundër ndalimit të mediave sociale si dhe korrupsionit të dyshuar, i cili doli jashtë kontrollit dhe rezultoi me vdekjen e të paktën 20 protestuesve, kryesisht të rinj, raportoi e përditshmja "My Republica".
Gjatë protestave u plagosën gjithashtu edhe 350 persona të tjerë.
"Paudel po konsultohet me partitë përkatëse për të çuar përpara procesin e formimit të qeverisë sipas Kushtetutës", tha një këshilltar presidencial.
Nepali përjetoi ngjarje dramatike që nga e hëna, pasi Oli ndaloi mediat sociale, duke u kërkuar këtyre platformave shumëkombëshe të hapnin zyrat e tyre në vendin himalajan pa dalje në det.
Ky veprim shkaktoi protesta masive në kryeqytetin Katmandu, me protestuesit që sulmuan ndërtesat publike dhe zyrat e partive politike si dhe hynë në ndërtesën e parlamentit përpara se t'i vinin flakën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.