Presidenti i Libanit urdhër ushtrisë të mbrojë sovranitetin e vendit ndaj çdo infiltrimi të Izraelit
Aoun i kërkoi ushtrisë të mbrojë sovranitetin e Libanit dhe sigurinë e qytetarëve të tij duke kundërvepruar ndaj çdo infiltrimi të Izraelit në vend
 
                Bejrut
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun i ka dhënë urdhër ushtrisë që të kundërveprojë ndaj hyrjes së forcave izraelite në vend nga toka, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, presidenti Aoun u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Rodolphe Haykal pas bastisjes së ushtrisë izraelite në qytetin Blida në jug të Libanit.
Gjatë takimit të mbajtur në Pallatin Baabda në kryeqytetin Bejrut, Aoun mori informacione nga Haykal në lidhje me bastisjen, ku si pasojë një person humbi jetën.
Duke theksuar se bastisja ishte një nga sulmet e Izraelit ndaj Libanit, Aoun i kërkoi ushtrisë të mbrojë sovranitetin e Libanit dhe sigurinë e qytetarëve të tij duke kundërvepruar ndaj çdo infiltrimi të Izraelit në vend.
Ushtria izraelite bastisi me automjete të blinduara gjatë orëve të natës ndërtesën komunale në qytetin Blida, në lagjen Marjayoun në jug të Libanit, ku si pasojë e ngjarjes u vra një oficer.
 
             
 
             
                                     
                                     
                                     
                                     
                                    