Bota

Presidenti i Kubës: Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan mbi 1 milion palestinezë

"Pamjet janë të tmerrshme, ne dënojmë atë që ndodhi atje me termat më të ashpër. Rroftë Palestina!", tha Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel

Sinan Doğan  | 13.02.2024 - Përdıtësım : 14.02.2024
Presidenti i Kubës: Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan mbi 1 milion palestinezë

Bolivar

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, në lidhje me sulmin izraelit në qytetin Rafah, tha se, "Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan më shumë se 1 milion palestinezë", transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale X, Canel deklaroi se 220 civilë u vranë në 24 orët e fundit në Gaza si pasojë e sulmit izraelit.

"Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan më shumë se 1 milion palestinezë. Pamjet janë të tmerrshme, ne dënojmë atë që ndodhi atje me termat më të ashpër. Rroftë Palestina!", tha Canel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın