Presidenti i Koresë së Jugut mbahet në paraburgim
Presidenti Yoon Suk Yeol u arrestua më herët gjatë ditës kur qindra forca të policisë nisën një bastisje para agimit në rezidencën presidenciale në Seul
Istanbul
Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ndalua në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Seul për shkak të shpalljes së ligjit ushtarak, transmeton Anadolu.
Yoon u ndalua më herët gjatë ditës kur qindra forca të policisë nisën një bastisje para agimit në rezidencën presidenciale në Seul. Ai i ishte shmangur marrjes në pyetje në tentativën e parë të hetuesve më 3 janar.
Hetuesit kanë 48 orë për të siguruar një urdhër për arrestimin zyrtar të presidentit Yoon, i cili përballet me akuzat për kryengritje dhe tradhti për shkak të dekretit të tij të 3 dhjetorit për të shpallur ligjin ushtarak.
Yoon u mor në pyetje nga hetuesit për më shumë se 10 orë në Zyrën e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë (CIO).
Ai e ka quajtur të paligjshëm ndalimin, ndërsa avokatët e tij kanë kërkuar rishikim të ligjshmërisë së paraburgimit.
Përpos kësaj, avokatët e presidentit Yoon i kërkuan Gjykatës Kushtetuese, e cila po zhvillon gjyqin e shkarkimit, të shtyjë seancën e dytë të gjykimit të paraparë të mbahet të enjten.
Presidenti 63-vjeçar nuk mori pjesë në seancën e parë të detyrueshme nga gjykata e lartë të martën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
