Bota

Presidenti i Kilit gjobitet me 3.500 dollarë për mosvendosje të maskës

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3.500 dollarë për shkak të lëvizjes së tij pa maskë në hapësirë publike

Muhammed Emin Canik  | 19.12.2020 - Përdıtësım : 20.12.2020
Presidenti i Kilit gjobitet me 3.500 dollarë për mosvendosje të maskës

Buenos Aires

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3.500 dollarë për shkak të lëvizjes së tij pa maskë në hapësirë publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretaria e shëndetësisë së Valparaiso-s, në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se presidenti Pinera u gjobit me rreth 3.500 dollarë me arsyen e lëvizjes së tij pa maskë në plazhin Zapallar në rajonin Cachagua më 5 dhjetor.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se Pinera ka paguar gjobën.

Në fillim të muajit në mediat kiliane dhe në rrjetet sociale gjetën një vend të gjerë fotografitë e Pineras i cili ndodhej në plazh pa maskë dhe pa zbatuar distancën fizike.

Presidenti Pinera kërkoi ndjesë për mos përdorimin e maskës në hapësirë publike dhe daljen në fotografi në këtë mënyrë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın