Bota

Presidenti i Kilit akuzon Izraelin për spastrim etnik në Gaza

Gabriel Boric Font tha se Kili po bën përpjekje, në të gjitha forumet shumëpalëshe në të cilat është anëtare, për t'i dhënë fund kësaj "barbarie"

Alperen Aktaş  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Presidenti i Kilit akuzon Izraelin për spastrim etnik në Gaza

Stamboll

Presidenti kilian Gabriel Boric Font akuzoi Izraelin për kryerje të "spastrimit etnik" në Gaza, ku forcat e tij kanë vrarë më shumë se 53.000 palestinezë që nga tetori i vitit 2023 dhe kanë refuzuar të ndalojnë luftimet derisa të marrin kontrollin e plotë të territorit, transmeton Anadolu.

"Gaza ka arritur në një pikë të tillë që mijëra fëmijë mund të vdesin në orët e ardhshme sepse Izraeli nuk po lejon ndihmën humanitare në vend", tha presidenti i Kilit në një deklaratë në X.

Sipas OKB-së, ndihma e kufizuar humanitare që lejohet të hyjë në Gaza, pas më shumë se dy muajsh bllokadë izraelite, "nuk është aspak e mjaftueshme për të përmbushur nevojat" e popullsisë.

"Ata që e kryejnë këtë dhe e lejojnë janë kriminelë lufte ndërsa njerëzimi do t'i gjykojë në përputhje me rrethanat", tha Boric.

Ai shtoi se Kili po bën përpjekje, në të gjitha forumet shumëpalëshe në të cilat është anëtare, për t'i dhënë fund kësaj "barbarie".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın