Bota

Presidenti i Irakut emëron Mustafa al-Kadhimin për formimin e qeverisë së re

Shefi i deritanishëm i inteligjencës, Al-Kadhimi duhet të formojë qeverinë brenda 30 ditëve

Zehra Nur Düz  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 10.04.2020
Presidenti i Irakut emëron Mustafa al-Kadhimin për formimin e qeverisë së re

Ankara

Presidenti i Irakut, Barham Salih ka emëruar sot shefin e inteligjencës Mustafa al-Kadhimi për formimin e qeverisë së re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Veprimi vjen pasi i emëruari i mëparshëm, Adnan Al-Zurfi, u tërhoq nga tentimi për të formuar kabinetin qeveritar, ka njoftuar Agjencia kombëtare irakiane e lajmeve.

Al-Kadhimi, i cili ka shërbyer si drejtor i Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Irakut që nga viti 2016, ka fituar mandatin që të formojë qeverinë brenda 30 ditëve, në përputhje me kushtetutën.

Koalicioni Sairoon, i udhëhequr nga udhëheqësi fetar Muqtada al-Sadr dhe grupet shiite në Irak, kishte pranuar emërimin e shefit të inteligjencës në vend të Al-Zurfit. Grupet sunite dhe kurde gjithashtu njoftuan mbështetjen e tyre për Kadhimin.

Iraku është përfshirë nga protestat masive që nga fillimi i tetorit 2019 për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqje.

Sipas komisionit irakian për të drejtat e njeriut, më shumë se 600 persona janë vrarë dhe 17.000 të tjerë janë plagosur në protestat e deritanishme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın