Bota

Presidenti i EBA-së: Planifikohen 1,4 trilion dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme

Njoftimi erdhi gjatë bisedimeve dypalëshe me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Abu Dhabi.

Rania R.a. Abushamala  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Presidenti i EBA-së: Planifikohen 1,4 trilion dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme

Abu Dhabi

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, njoftoi sot se vendi i tij planifikon të investojë 1,4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme, transmeton Anadolu.

Njoftimi erdhi gjatë bisedimeve dypalëshe me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Qasr Al Watan në Abu Dhabi.

Të kanalizuara përmes institucioneve të investimeve të Emirateve, investimet synojnë sektorët e ekonomisë së re, energjisë, teknologjisë së përparuar, inteligjencës artificiale dhe industrisë, theksoi ai.

Trump u prit me të mbërritur në aeroportin e Abu Dhabit nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Vizita e tij në Abu Dhabi është e para e një presidenti të SHBA-së që nga viti 2008, kur presidenti i atëhershëm George W. Bush bëri një vizitë në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın