Bota

Presidenti i Azerbajxhanit priti në Baku ministrin turk të mbrojtjes

Presidenti Ilham Aliyev mirëpriti ministrin Hulusi Akar në Pallatin Presidencial përpara mbërritjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Azerbajxhan më vonë gjatë ditës

Sarp Özer  | 28.05.2022 - Përdıtësım : 28.05.2022
Presidenti i Azerbajxhanit priti në Baku ministrin turk të mbrojtjes

Ankara

Presidenti i Azerbajxhanit priti sot ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në kryeqytetin Baku, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Ilham Aliyev mirëpriti ministrin Hulusi Akar në Pallatin Presidencial përpara mbërritjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Azerbajxhan më vonë gjatë ditës.

Akar u shoqërua nga disa komandantë të lartë turq, duke përfshirë shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneral Yaşar Güler, komandantin e forcave tokësore, gjeneral Musa Avsever, komandantin e forcave detare, admiral Adnan Ozbal, dhe komandantin e forcave ajrore gjeneral Hasan Küçükakyüz.

Akar shprehu urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit dhe e informoi Aliyev-in për zhvillimet dhe punën e vazhdueshme në bashkëpunimin e trajnimit ushtarak midis Turqisë dhe Azerbajxhanit dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Aliyev, nga ana e tij, tha: “Është një kënaqësi e madhe të jem së bashku me ju në Ditën e Pavarësisë”.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes ı Azerbajxhanit Zakir Hasanov dhe ambasadori i Turqisë në Baku, Cahit Bağcı.

Erdoğan do të shkojë në Azerbajxhan sot me ftesë të Aliyev me rastin e Ditës së Republikës së vendit.

Erdoğan gjithashtu do të marrë pjesë në edicionin e parë të huaj të festivalit kryesor turk të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë Teknofest. Më pas ai do të takohet me Aliyev-in.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın