Bota

Presidenti i Azerbajxhanit: Kemi arritur marrëveshje me Armeninë lidhur me Korridorin e Zangezurit

Duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Erdoğan, presidenti Aliyev e ka informuar atë lidhur me takimin e tij të së dielës me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan

Ruslan Rehimov  | 24.05.2022 - Përdıtësım : 25.05.2022
Presidenti i Azerbajxhanit: Kemi arritur marrëveshje me Armeninë lidhur me Korridorin e Zangezurit

Baku

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se me Armeninë janë pajtuar për hapjen e Korridorit Zangezur, duke përfshirë ndërtimin e hekurudhave dhe autostradave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka informuar atë lidhur me takimin e tij të së dielës me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Duke treguar se në takimin e tij me Michel dhe Pashinyan u diskutua për përgatitjen e marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, hapjen e korridoreve të transportit dhe përcaktimin e kufijve, Aliyev vuri në dukje se e vlerësoi takimin pozitivisht.

Ai më tej tërhoqi vëmendjen se ka nënshkruar dekretin që parasheh krijimin e komisionit shtetëror për përcaktimin kufijve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shtuar se palët ranë dakord për hapjen e Korridorit të Zangezurit, duke përfshirë ndërtimin e hekurudhave dhe autostradave.

Erdoğan më tej falënderoi Aliyevin për informimin që ka bërë dhe ka shprehur kënaqësinë për rezultatet pozitive të arritur në mbledhje.

Duke theksuar rëndësinë e vendosjes së paqes në rajon sa më shpejt të jetë e mundur, Erdoğan dhe Aliyev diskutuan edhe për çështje që lidhen me marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.