Presidenti i Argjentinës i dhuron Elon Muskut një sharrë elektrike
Presidenti argjentinas, Javier Milei ka përdorur shpesh një sharrë elektrike për të simbolizuar premtimin e tij për të ulur burokracinë e fryrë të Argjentinës dhe për të bërë reforma ekonomike

Hamilton
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei i dhuroi një sharrë elektrike miliarderit Elon Musk gjatë takimit të tyre të mbrëmshëm në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Washington, raporton Anadolu.
Milei, i njohur për qëndrimin dhe retorikën e tij kundër sistemit, ka përdorur shpesh një sharrë elektrike për të simbolizuar premtimin e tij për të ulur burokracinë e fryrë të Argjentinës dhe për të bërë reforma ekonomike që synojnë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.
Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në X, Milei përshëndet Muskun duke i thënë: "Përshëndetje, mik! Si po shkon? Kjo sharrë elektrike ka mbërritur në DOGE", duke iu referuar Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, të cilin Musk e drejton.
Musk e pranoi dhuratën me një buzëqeshje.
Presidenti amerikan Donald Trump emëroi Muskun për të udhëhequr me DOGE-n, një komision i krijuar në ditën e parë që presidenti mori detyrën, me qëllimin e deklaruar për të eliminuar "shpenzimet e kota".