Bota

Presidenti gjerman Steinmeier pati një pritje të pazakontë në aeroport gjatë vizitës në Katar

Steinmeier zbarkoi dje me avion në aeroportin e Doha-s, por iu desh të priste rreth gjysmë ore pasi nuk kishte asnjë zyrtar nga Katari për ta pritur

Cüneyt Karadağ  | 30.11.2023 - Përdıtësım : 01.12.2023
Presidenti gjerman Steinmeier pati një pritje të pazakontë në aeroport gjatë vizitës në Katar

Berlin

Pretendohet se presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u mbajt në pritje për gjysmë ore në avion në Katar, ndalesa e fundit e vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, Steinmeier zbarkoi dje me avion në aeroportin e Doha-s, por iu desh të priste rreth gjysmë ore pasi nuk kishte asnjë zyrtar nga Katari për ta pritur.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, Steinmeier shihet duke pritur para derës së daljes së avionit.

Është komentuar se pritja e Steinmeierit mund të ketë qenë për shkak të reagimit të Katarit ndaj politikës gjermane për Gazën.

Theksohet se bashkëshortja e Steinmeierit, Elke Büdenberder dhe delegacioni tjetër kanë zbritur nga avioni më herët.

Pas pritjes nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi, u tha se Steinmeier mbërriti në kohë për t'u takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al Thani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın