Bota

Presidenti francez paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo refuzon armëpushimin me Ukrainën

Macron tha se Parisi nuk dëshiron të “shkaktojë” një luftë të tretë botërore, por tha se “Rusia nuk do të ndalet këtu nëse e lëmë të vazhdojë”.

İlayda Çakırtekin  | 13.05.2025 - Përdıtësım : 13.05.2025
Presidenti francez paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo refuzon armëpushimin me Ukrainën

Stamboll

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sinjalizoi sot sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo refuzon të bjerë dakord për një armëpushim me Ukrainën, transmeton Anadolu.

Gjatë një interviste me transmetuesin TF1, Macron konfirmoi se Parisi synon të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në ditët në vijim nëse ajo “nuk i përmbahet” marrëveshjes së armëpushimit.

Macron vuri në dukje se Franca nuk ka “kornizën ligjore” për të sekuestruar asetet ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndërsa po ju flas tani, nuk është një zgjidhje e mirë të sekuestrohen asetet e ngrira. Në kohën e zgjidhjes së konfliktit, besoj se ato duhet të përdoren për të ndihmuar në rindërtim”, shtoi ai.

Macron tha se Parisi nuk dëshiron të “shkaktojë” një luftë të tretë botërore, por tha se “Rusia nuk do të ndalet këtu nëse e lëmë të vazhdojë”.

Ai përsëriti nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës për të forcuar forcat e saj.

“Gjëja e tretë është se ne nuk mund ta braktisim Ukrainën, veçanërisht pasi ajo nuk do të bashkohet me NATO-n”, shtoi Macron.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın