Bota

Presidenti Erdoğan zhvillon takime dypalëshe gjatë samitit arabo-islam në Katar

Erdoğan u takua me Kryeministrin e Irakut Mohammed Shia al-Sudani, Presidentin e Somali Hassan Sheikh Mohamud, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, dhe Presidentin e Sirisë Ahmed Shara.

Shpetim Hiseni  | 15.09.2025 - Përdıtësım : 15.09.2025
Presidenti Erdoğan zhvillon takime dypalëshe gjatë samitit arabo-islam në Katar Foto: Presidenca e Turqisë/Murat Kula

Shkup

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një seri takimesh dypalëshe në margjina të Samitit të Jashtëzakonshëm Arab-Islamik të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Liga Arabe në Katar, raporton Anadolu.

Gjatë samitit në Doha, Erdoğan u takua me Kryeministrin e Irakut Mohammed Shia al-Sudani, Presidentin e Somalisë Hassan Sheikh Mohamud, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, dhe Presidentin e Sirisë Ahmed Shara.

Në takime, presidentit Erdoğan u shoqërua nga zyrtarë të lartë turq, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalin, Shefin e Komunikimeve të Presidencës Burhanettin Duran, Këshilltarin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëspresidentin e Partisë AK Halit Yerebakan.

- Presidenti turk Erdoğan i thotë kryeministrit irakian se bashkëpunimi kundër terrorizmit do të vazhdojë

Presidenti Erdoğan i ka thënë kryeministrit irakian, Mohammed Shia' al-Sudani, se bashkëpunimi dypalësh kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe lidhjet do të forcohen në fusha të ndryshme.

Në takimin në margjinat samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Ligës Arabe në Katar, dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se bashkëpunimi me Irakun në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë, se po bëhen përpjekje për të forcuar marrëdhëniet Turqi-Irak në fusha të ndryshme – veçanërisht energji – dhe se Projekti i Rrugës së Zhvillimit synon të forcojë lidhjet midis dy vendeve”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

- Erdoğan i bën thirrje komunitetit global të shtojë përpjekjet për të siguruar ndihmë të pandërprerë për Gazën

Në një takim me homologun e tij somalez, Hassan Sheikh Mohamud, Erdoğan i kërkoi komunitetit global të ngrejë zërin për të siguruar akses të pandërprerë në ndihmën humanitare për Palestinën, duke theksuar përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, e cila ka qenë nën sulme të Izraelit për gati dy vjet.

Erdoğan i tha homologut Mohamud se shtimi i sanksioneve kundër Izraelit është i rëndësishëm, pasi masat ekonomike do të japin rezultate.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Somalisë, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdogan vuri në dukje gjithashtu se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Somalisë po përparon vazhdimisht dhe se mbështetja e Ankarasë për Somalinë do të vazhdojë të rritet.

- "Ankaraja do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur pranë vendeve të shënjestruara nga Izraeli"

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u zotua në takimin e tij me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vendeve të shënjestruara nga agresioni izraelit.

Duke e quajtur zgjerimin e agresionit të Izraelit “të papranueshëm”, Erdoğan bëri thirrje që Tel Avivi të mbahet përgjegjës para ligjit për veprimet e tij.

Erdoğan shprehu gjithashtu vendosmërinë e Ankarasë në përpjekjet për të arritur një armëpushim urgjent në Gaza dhe për të ofruar ndihmë humanitare.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu lidhjet midis dy vendeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın