Bota

Presidenti Erdogan udhëton për vizitë zyrtare në Etiopi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan udhëtoi sot për në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, për një vizitë zyrtare

Mikail Bıyıklı  | 17.02.2026 - Përdıtësım : 17.02.2026
Presidenti Erdogan udhëton për vizitë zyrtare në Etiopi

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan udhëtoi sot për në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Erdogani u përcoll nga Shtëpia e Mysafirëve Shtetërorë në aeroportin "Ataturk" nga guvernatori i Stambollit, Davut Gul, kryetari i Provincës së Stambollit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Abdullah Ozdemir, dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë vizitës së tij në Addis Ababa, Erdogani pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë dhe bisedime ndërdelegacionale me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Pas takimeve, ai është planifikuar të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjeve dhe të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për mediat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.