Bota

Presidenti Erdoğan: Türkiye po riformëson diplomacinë globale

"Türkiye vazhdon të thyejë shabllonet në politikën e jashtme, të sfidojë rutinat dhe të shkruajë një histori suksesi krejt të re në harmoni me trashëgiminë e saj historike", tha presidenti turk Erdoğan

Gizem Nisa Çebi  | 19.02.2025 - Përdıtësım : 20.02.2025
Presidenti Erdoğan: Türkiye po riformëson diplomacinë globale

Istanbul

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Ankaraja po riformëson diplomacinë globale dhe po e pohon ndikimin e saj në përputhje me trashëgiminë e saj historike, transmeton Anadolu.

"Türkiye vazhdon të thyejë shabllonet në politikën e jashtme, të sfidojë rutinat dhe të shkruajë një histori suksesi krejt të re në harmoni me trashëgiminë e saj historike", tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij AK në Ankara.

Ai gjithashtu ripohoi përkushtimin e Türkiyes për të qëndruar pranë komuniteteve të shtypura në mbarë botën.

"Edhe sot qëndrojmë pa u përkulur e pa u lëkundur, përkrah të shtypurve dhe viktimave, qoftë në Gaza apo gjetkë", deklaroi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.