Presidenti Erdoğan thekson nevojën për reforma në OKB në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm Guterres
Agresioni i Izraelit synon jo vetëm palestinezët, por edhe paqen rajonale dhe globale, ka thënë Erdoğan.
Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi nevojën për reformë në sistemin e OKB-së, duke thënë se Turqia do të kontribuojë në këtë proces, transmeton Anadolu.
Gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në New York të martën, Erdoğan deklaroi se nevoja për rishikim të sistemit të OKB-së është shfaqur qartë vitet e fundit.
Në takim u trajtuan çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet e Izraelit në Gaza, sipas një deklarate nga Drejtoria turke e Komunikimeve.
Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e kontributeve në punën e reformës dhe se rëndësia e ruajtjes së paqes botërore është kuptuar më mirë në sfidat me të cilat është përballur bota vitet e fundit.
Ai deklaroi se agresioni i Izraelit synon jo vetëm palestinezët, por edhe paqen rajonale dhe globale, dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë presionin mbi Izraelin për të siguruar akses të pandërprerë në ndihmën humanitare në Gaza.
Erdoğan tha gjithashtu se Turqia po intensifikon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar përpjekjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe të përhershme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
