Turqia, Bota

Presidenti Erdoğan takohet me presidentin iranian në Kinë

Erdoğan i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, vazhdon kontaktet në margjinat e samitit

Mümin Altaş  | 01.09.2025 - Përdıtësım : 01.09.2025
Presidenti Erdoğan takohet me presidentin iranian në Kinë

Tianjin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, raporton Anadolu.

Erdoğan i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), vazhdon kontaktet e tij në margjinat e samitit.

Presidenti Erdoğan u takua me presidentin iranian Pezeshkian në Qendrën e Kongresit Meyciang.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat dhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.