Bota

Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

Erdoğan e priti Zelenskyy-n në hyrje të Kompleksit Presidencial, në Ankara

Zafer Fatih Beyaz  | 18.02.2025 - Përdıtësım : 18.02.2025
Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.

Erdoğan e priti homologun Zelenskyy në hyrje të Kompleksit Presidencial, në Ankara.

Më pas të dy liderët u fotografuan pranë flamujve të Türkiyes dhe Ukrainës.

Në takimin të mbyllur për media, morën pjesë gjithashtu kryediplomati turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.

Pas takimit dypalësh midis Erdoğan dhe Zelenskyy, palët do të kalojnë në darkën e punës midis delegacioneve, si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe konferencën e përbashkët për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.