Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis për në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20, raporton Anadolu.
Ai u përcoll në aeroportin "Esenboga" nga zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe personalitete të tjera.
Gjatë vizitës së tij për në Republikën e Afrikës së Jugut, Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, drejtori i Komunikimeve të Presidencës Burhanettin Duran, shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Dogan, këshilltari kryesor i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çagatay Kiliç, zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe zhvillim (AK Parti) Omer Çelik dhe disa zyrtarë të tjerë.
