Bota

Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes së Samitit të Liderëve të G20-ës

Presidenti Erdogan mbërriti në “Johannesburg Expo Center”, ku u mirëprit nga presidenti i Afrikës së Jugut dhe njëkohësisht mikpritësi i G20-ës, Cyril Ramaphosa

Özcan Yıldırım  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes së Samitit të Liderëve të G20-ës Foto: Presidenca e Turqië

Ankara

JOHANESBURG (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes së Samitit të Liderëve të G20-ës, i cili po mbahet në qytetin Johanesburg të Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan mbërriti në “Johannesburg Expo Center”, ku u mirëprit nga presidenti i Afrikës së Jugut dhe njëkohësisht mikpritësi i G20-ës, Cyril Ramaphosa. Të dy liderët u përshëndetën me shtrëngim duarsh dhe pozuan për fotografinë zyrtare.

Presidentin Erdogan në Samitin e G20 e shoqërojnë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, kreu i Komunikimeve i Presidencës Burhanettin Duran, shefi i kabinetit presidencial Hasan Dogan, këshilltari kryesor i presidentit për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Çagatay Kilic, si dhe nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë AK, Omer Çelik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın