Bota

Presidenti Erdoğan merr pjesë në foton familjare në Samitin e liderëve të NATO-s

- Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri holandez, Dick Schoof pritës i Samitit dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, dhe më pas shtrëngoi duart dhe u fotografua me Schoof dhe Rutte

Zafer Fatih Beyaz  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Presidenti Erdoğan merr pjesë në foton familjare në Samitin e liderëve të NATO-s

Hagë

HAGË (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në foton familjare në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Hagë të Holandës, raporton Anadolu.

Përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që mbahet në Hagë, pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Forumin Botëror (World Forum), ku mbahet samiti, u bë një foto familjare.

Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri holandez, Dick Schoof pritës i Samitit dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, dhe më pas shtrëngoi duart dhe u fotografua me Schoof dhe Rutte.

Në foton familjare të bërë pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, në të djathtë të presidentit Erdoğan u pozicionua kryeministri britanik Keir Starmer dhe në të majtë të tij kryeministri suedez Ulf Kristersson.

Pas fotos familjare, presidenti Erdoğan shtrëngoi duart dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Udhëheqësit më pas vazhduan drejt takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.