Presidenti Erdoğan mbërrin në Hungari për Samitin e Organizatës së Shteteve Turke
Erdoğan pritet të marrë pjesë në Takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve të OTS-së dhe të zhvillojë takime dypalëshe me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe krerë të tjerë të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse

Budapest
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për të marrë pjesë në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS), raporton Anadolu.
Erdoğan u prit nga ministri hungarez i Ndërtimit dhe Transportit, Janos Lazar, Drejtoresha e Përgjithshme e Protokollit, Anett Varga, Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Viktor Matis, Ambasadorja e Turqisë në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu dhe bashkëshorti i saj Ekrem Ekşioğlu, si dhe stafi i ambasadës.
Së bashku me presidentin Erdoğan në qytet kanë mbërritur edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, shefi i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun, si dhe Këshilltari Kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.
Në kuadër të Samitit të Budapestit, që do të mbahet me temën “Pikëtakimi i Lindjes dhe Perëndimit”, pritet që Presidenti Erdoğan të marrë pjesë në Takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve të OTS-së dhe të zhvillojë takime dypalëshe me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe krerë të tjerë të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.