Kuala Lumpur
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Malajzi, ku do të zhvillojë takime zyrtare, raporton Anadolu.
Në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit, Erdoğan u prit nga kryeministri malajzian, Anwar Ibrahim dhe bashkëshortja e tij dr. Wan Azizah Ismail, ambasadori turk në vend, Emir Salim Yüksel, ministri i Mbrojtjes i Malajzisë, Mohamed Khaled Nordin si dhe zyrtarë të tjerë.
Erdoğan në Malajzi shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, kryediplomati Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat si dhe zyrtarë të tjerë.
Presidentit Erdoğan do t'i jepet një doktoratë nderi nga Sulltan i Perakut, Nazrin Shah, në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave Putrajaya. Presidenti Erdoğan gjithashtu do t'u drejtohet nëpunësve publikë dhe studentëve të universitetit në kuadër të takimit të Bashkëpunimit Strategjik Türkiye-Malajzi në Shekullin e Ri.
