Bota

Presidenti Erdoğan kryeson takimin e sigurisë në Ankara pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit

Seanca trajtoi ndikimin e sulmeve izraelite në sigurinë rajonale dhe globale, së bashku me masat e mundshme të paparashikuara të Turqisë

Esra Tekin  | 14.06.2025 - Përdıtësım : 14.06.2025
Presidenti Erdoğan kryeson takimin e sigurisë në Ankara pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryesuar një takim të sigurisë në Ankara pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se konflikti i shkaktuar nga sulmet e Izraelit u diskutua tërësisht nga të gjitha këndvështrimet.

Seanca trajtoi ndikimin e sulmeve izraelite në sigurinë rajonale dhe globale, së bashku me masat e mundshme të paparashikuara të Turqisë.

"Takimi i sigurisë trajtoi agresionin në zgjerim të Izraelit, përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konflikteve, ndikimet e sulmeve në sigurinë globale dhe rajonale, masat e nevojshme dhe përgatitjet e Turqisë për zhvillime të mundshme", tha Drejtoria e Komunikimit.

Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, kreu i organizatës së inteligjencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.