Bota

Presidenti Erdoğan i dhuron kryeministrit pakistanez automjetin turk "Togg"

- Erdoğan u takua me Sharif në ndërtesën e kryeministrisë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare

Mikail Bıyıklı, İrem Demir  | 13.02.2025 - Përdıtësım : 13.02.2025
Presidenti Erdoğan i dhuron kryeministrit pakistanez automjetin turk "Togg"

Istanbul

ISLAMABAD (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dhuroi kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif automjetin elektrik vendas "Togg" të Türkiyes, raporton Anadolu.

Erdoğan u takua me Sharif në ndërtesën e kryeministrisë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare.

Presidenti Erdoğan i dhuroi kryeministrit Sharif një "Togg" me ngjyrën "Ayder" (metalike e gjelbër).

Dy liderët biseduan për pak kohë në oborrin e ndërtesës së kryeministrisë dhe më pas pozuan para "Togg"-ut.

Erdoğan shoqëroi në ulësen e pasagjerit kryeministrin Sharif i cili kaloi në drejtimin e "Togg"-ut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.