Bota

Presidenti Erdogan do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopinë javën e ardhshme për bisedime

Erdogan pritet të takohet të hënën në Abu Dhabi me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dhe të martën me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed Ali.

Seda Sevencan  | 14.02.2026 - Përdıtësım : 14.02.2026
Presidenti Erdogan do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopinë javën e ardhshme për bisedime

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, javën e ardhshme do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopinë, njoftoi sot shefi i Komunikimeve i Presidencës turke, transmeton Anadolu.

Erdogan pritet të takohet të hënën në Abu Dhabi me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, tha Burhanettin Duran. Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në hapat për zgjerimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe në zhvillimet në rajon dhe në botë.

Të martën, udhëheqësi turk do të udhëtojë për në Addis Ababa me ftesë të kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed Ali, shtoi Duran.

Gjatë vizitave pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe dokumente, për të cilat negociatat kanë përfunduar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın