Bota

Presidenti Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin për festimet e Ditës së Fitores

Presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoni dhe pritet të zhvillojë takime me presidentin azerbajxhanas dhe kryeministrin pakistanez

Asiye Latife Yılmaz  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Presidenti Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin për festimet e Ditës së Fitores

Istanbul

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nesër do të vizitojë Azerbajxhanin për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore të Ditës së Fitores në Baku, transmeton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran, në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoni dhe pritet të zhvillojë takime me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Diskutimet pritet të mbulojnë marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.