Bota

Presidenti Erdoğan dhe kancelari Merz diskutojnë në Tiranë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale

Erdoğan në takimin me Merz tha se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj maksimale për të siguruar që lufta e vazhdueshme në Ukrainë të përfundojë me paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Seda Sevencan  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 17.05.2025
Presidenti Erdoğan dhe kancelari Merz diskutojnë në Tiranë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale Foto: Murat Cetinmuhurdar/AA

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, në kuadër të takimit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të Shqipërisë, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, presidenti Erdoğan dhe Gjermania kanë marrëdhënie të thella dhe shumëdimensionale dhe të dy vendet po punojnë për të avancuar bashkëpunimin e tyre në periudhën e ardhshme.

Erdoğan në takimin me Merz tha se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj maksimale për të siguruar që lufta e vazhdueshme në Ukrainë të përfundojë me paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe se përpjekjet për paqe duhet të rriten, duke mos lejuar që dritarja e mundësisë të humbasë.

Presidenti turk gjithashtu ftoi kancelarin gjerman për vizitë në Turqi, ndërsa kancelari pranoi vizitën në një kohë sa më shpejtë të mundur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.