Bota

Presidenti egjiptian: Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa shtet të pavarur palestinez

"Paqja e vërtetë në Lindjen e Mesme do të jetë e mundur vetëm me krijimin e shtetit të pavarur palestinez në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar", tha presidenti egjiptian, El-Sisi

Hussien Elkabany, Halime Afra Aksoy  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Presidenti egjiptian: Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa shtet të pavarur palestinez

Kajro

 Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha se paqja në Lindjen e Mesme nuk do të arrihet pa shtet të pavarur palestinez, transmeton Anadolu.

Sisi bëri deklarata në 52-vjetorin e "Luftës së Yom Kippur"-it, të cilën vendi i tij dhe Siria e zhvilluan kundër Izraelit në tetor të vitit 1973.

Ai e përshkroi 6 tetorin si një ditë "fitoreje të madhe", duke thënë se ishte një ditë kur bota respektoi vendosmërinë dhe vullnetin e egjiptianëve dhe integritetin e arabëve.

"Egjipti dhe Izraeli përjetuan luftëra dhe konflikte të dhunshme ushtarake dhe paguar çmim të lartë", deklaroi Sisi i cili shtoi se kjo armiqësi do të kishte vazhduar pa largpamësinë e presidentit të atëhershëm egjiptian Anwar Sadat, maturinë e qeverisë izraelite dhe ndërmjetësimin e SHBA-së.

Sisi theksoi se përvoja e vendit të tij për paqe me Izraelin është një model historik që duhet të merret si shembull në ndërtimin e paqes së vërtetë.

"Paqja e vërtetë në Lindjen e Mesme do të jetë e mundur vetëm me krijimin e shtetit të pavarur palestinez në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar dhe i cili do t'i rikthejë të drejtat e atyre që kanë të drejta", tha presidenti egjiptian.

Duke vlerësuar planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Gazën, Sisi deklaroi se ky plan "funksionon për të arritur armëpushim në Rripin e Gazës pas dy vitesh gjenocidi, masakrash dhe shkatërrimi".

Pasi vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së sistemit të paqes të vendosur nga SHBA-ja, Sisi tha se ai përbën kornizë strategjike për stabilitetin rajonal dhe se ky sistem paqeje mund të zgjerohet vetëm duke forcuar themelet e tij në bazë të drejtësisë dhe duke garantuar të drejtat e popujve të rajonit.


- Vendimet për të njohur shtetin e Palestinës

Luksemburgu, Belgjika, Andorra, Franca, Malta, Monako dhe San Marino njohën shtetin e Palestinës në Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen palestineze dhe zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete, të organizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite.

Kryeministri kanadez Mark Carney, kryeministri australian Anthony Albanese, kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri i Jashtëm portugez Paulo Rangel deklaruan njohjen e shtetit të Palestinës.

Që nga shpallja e themelimit të shtetit të Palestinës nga Jaser Arafati në vitin 1988, numri i vendeve që e kanë njohur shtetin e Palestinës është rritur në 157 në OKB-në me 193 vende anëtare. Gjithashtu shtetin e Palestinës e njeh edhe Vatikani, i cili nuk është anëtar i OKB-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın