Bota

Presidenti brazilian për sulmet izraelite në Gaza: Kanë kaluar çdo kufi

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, reagoi ndaj Izraelit duke publikuar historinë e një mjekeje palestineze e cila humbi 9 nga 10 fëmijët e saj në një sulm ajror nga Izraeli në Gaza

Sinan Doğan  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Presidenti brazilian për sulmet izraelite në Gaza: Kanë kaluar çdo kufi

Bogota

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, reagoi ndaj Izraelit duke postuar në llogarinë e tij në mediat sociale historinë e një mjekeje palestineze e cila humbi 9 nga 10 fëmijët e saj në një sulm ajror nga Izraeli në Gaza, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në platformën sociale X, Lula i kushtoi vëmendje mjekes palestineze Nejjar, e cila humbi 9 nga 10 fëmijët e saj në sulmin izraelit.

"Ky është një sulm i turpshëm dhe frikacak. Si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Gaza, mjekja Alaa Al-Najjar arriti të mbante gjallë vetëm një nga fëmijët dhe bashkëshortin e saj, të cilët janë në gjendje kritike. Ky incident tregon qartë se sa mizore dhe çnjerëzore është lufta e zhvilluar nga një shtet i armatosur kundër civilëve të pambrojtur", tha Lula.

Lula, i cili tha se gratë dhe fëmijët po humbnin jetën çdo ditë në Gaza, theksoi se veprimet e Izraelit tani kishin shkuar përtej kufijve të "mbrojtjes legjitime" ose "luftës kundër terrorizmit".

"Tani nuk është çështja për vetëmbrojtje, as lufta kundër terrorizmit, as përpjekja për të shpëtuar pengjet e mbajtura nga Hamasi. Ajo që po dëshmojmë sot në Gaza është hakmarrje. Qëllimi i vetëm i këtij gjenocidi në fazën e tij aktuale është privimi i popullit palestinez nga kushtet themelore të jetesës dhe dëbimi i tij nga tokat e tij legjitime", tha Lula.

Një mjeke palestineze që punonte në Spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në Rripin jugor të Gazës humbi 9 nga 10 fëmijët e saj në sulmin gjenocidal izraelit.

Izraeli ka vrarë më shumë se 54.000 palestinezë në sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın