Bota

Presidenti brazilian mbërrin në Indi për vizitë shtetërore dhe samitin e inteligjencës artificiale

"India dhe Brazili ndajnë një marrëdhënie të ngushtë dhe shumëplanëshe, të ngritur në partneritet strategjik dhe të rrënjosur në një vizion të përbashkët global, vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhim për rritje gjithëpërfshirëse"

Ahmad Adil  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Presidenti brazilian mbërrin në Indi për vizitë shtetërore dhe samitin e inteligjencës artificiale

New Delhi

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, mbërriti të mërkurën në Indi për një vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në Samitin e Ndikimit të Iinteligjencës Artificiale 2026, sipas një deklarate zyrtare, transmeton Anadolu.

Lula mbërriti në New Delhi dhe do të marrë pjesë në Samitin e Ndikimit Indi-IA. Ai gjithashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministrin Narendra Modi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Indiane, Randhir Jaiswal, në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Zyrtarët thanë se Lula do të qëndrojë në Indi nga periudha 18-22 shkurt dhe do të zhvillojë bisedime me Modin të shtunën.

Jaiswal tha se vizita e presidentit Lula do të "i japë një vrull të fortë partneritetit Indi-Brazil".

"India dhe Brazili ndajnë një marrëdhënie të ngushtë dhe shumëplanëshe, të ngritur në partneritet strategjik dhe të rrënjosur në një vizion të përbashkët global, vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhim për rritje gjithëpërfshirëse", tha ai.

Tregtia dypalëshe midis dy kombeve arriti në 12,54 miliardë dollarë në vitin 2024. Lidhjet diplomatike u vendosën në vitin 1948.

India dhe Brazili janë anëtarë të bllokut BRICS, i cili aktualisht kryesohet nga India.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.