Bota

Presidenti bjellorus merr ftesë për takimin e parë të Bordit të Paqes të presidentit Trump

Axhenda e Presidentit Alexander Lukashenko ishte finalizuar tashmë dhe Ministri i Jashtëm, Maxim Ryzhenkov, do ta përfaqësojë vendin në Washington, tha Natallia Eismant, sekretarja e shtypit i presidentit bjellorus

Elena Teslova  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Presidenti bjellorus merr ftesë për takimin e parë të Bordit të Paqes të presidentit Trump

Moskë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në takimin e parë të udhëheqësve brenda kuadrit të Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, por do ta humbasë takimin për shkak të axhendës së tij, tha zëdhënësja e tij, Natallia Eismant të mërkurën, transmeton Anadolu.

Axhenda e Presidentit Lukashenko ishte finalizuar tashmë dhe Ministri i Jashtëm, Maxim Ryzhenkov, do ta përfaqësojë vendin në Washington, u tha Eismant gazetarëve në Minsk.

"Një ftesë për takimin e parë të udhëheqësve brenda Bordit të Paqes iu dërgua Presidentit të Bjellorusisë. Fatkeqësisht, e morëm vonë, axhenda e punës së presidentit për këtë periudhë ishte planifikuar tashmë", shpjegoi ajo, duke shtuar se autoritetet amerikane janë informuar për vendimin.

Zëdhënësja vuri në dukje se udhëtimi i Lukashenkos në SHBA është i komplikuar më tej nga sanksionet evropiane, duke përfshirë kufizimet në aksesin në hapësirën ajrore evropiane, të cilat e zgjasin ndjeshëm udhëtimin.

Ajo theksoi se Bjellorusia ndan plotësisht "angazhimin e Presidentit të SHBA-së dhe Bordit të Paqes për zgjidhjen e të gjitha konflikteve globale me mjete paqësore".

Më 22 janar, përfaqësuesit e 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Këshilli u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Rripin e Gazës. Washingtoni ka thënë se shtete të tjera i janë bashkuar iniciativës që atëherë.

Takimi i parë është planifikuar për 19 shkurt në Washington dhe pritet të zhvillohet në nivelin e udhëheqësve të ftuar nga administrata Trump për të marrë pjesë në bord.

Mbledhja e fondeve për rindërtimin e Rripit të Gazës do të jetë tema qendrore e takimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.