Bota

Presidenca palestineze paralajmëron kryeministrin izraelit lidhur me ngjarjet në Al-Aksa

Presidenca e Palestinës paralajmëroi kryeministrin izraelit Bennett se udhëzimi i tij lidhur me përjetimet në Xhaminë Al-Aksa i tërheq ngjarjet në një konflikt të rrezikshëm fetar

Çağrı Koşak   | 19.07.2021
Presidenca palestineze paralajmëron kryeministrin izraelit lidhur me ngjarjet në Al-Aksa

Ramallah

Presidenca e Palestinës paralajmëroi kryeministrin izraelit Naftali Bennett se udhëzimi i tij lidhur me përjetimet në Xhaminë Al-Aksa i tërheq ngjarjet në një konflikt të rrezikshëm fetar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca e Palestinës dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) në një deklaratë me shkrim reagoi kundër udhëzimit të Naftali Bennett i cili ka udhëzuar që të vazhdohen në "mënyrë të organizuar dhe të sigurtë" bastisjet në Xhaminë Al-Aksa.

Në deklaratën e presidencës thuhet se "Këto deklarata të Bennett rrisin tensionet dhe tërheqin ngjarjet në një konflikt të rrezikshëm fetar".

Gjithashtu në deklaratë theksohet se "Qeveria izraelite mban përgjegjësinë për përshkallëzimin e konflikteve, pasi pengon përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje dhe realizon këtë provokim veçanërisht në ditën përpara Kurban Bajramit të bekuar".

Ndërsa në deklaratën e PLO-së lidhur me udhëzimin e Bennett thuhet se është "një thirrje për kryerjen e terrorit shtetëror të organizuar nën mbrojtjen e forcave okupuese".

Përjetimet në Xhaminë Al-Aksa

Mbi 1.500 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite, bastisën dje në orët e mëngjesit Xhaminë Al-Aksa me rastin e ditës së zisë që e quajnë "Tisha BeAv" të cilën e pranojnë si përvjetorin e shkatërrimit të tempullit të Sulejmanit (Solomonit).

Në kompleksin Aksa u përjetuan ngjarje mes policisë izraelite dhe palestinezëve të cilët reaguan ndaj bastisjeve të hebrenjve fanatikë. Policia izraelite përdori plumba plastikë dhe gaz lotsjellës si dhe arrestoi shumë palestinezë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın