Bota

Predikuesi i Al-Aksasë ndalohet nga policia izraelite të hyjë në xhami pas arrestimit të tij të shkurtër

Policia arrestoi predikuesin pas namazit të xhumasë, ndërsa më vonë e liroi me ndalesë njëjavore për të hyrë në xhami

Ikrame Imane Kouachi  | 19.09.2025 - Përdıtësım : 19.09.2025
Predikuesi i Al-Aksasë ndalohet nga policia izraelite të hyjë në xhami pas arrestimit të tij të shkurtër

Ankara

Policia izraelite arrestoi predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Mohammad Sarandah, menjëherë pas namazit të xhumasë. Sheikh Sarandah u lirua më vonë, por policia izraelite e ndaloi atë të hynte në xhami për një javë, tha Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, Autoriteti tha se ndalesë mund të rinovohet, por nuk dha një arsye për arrestimin.

Nuk pati komente të menjëhershme nga autoritetet izraelite.

Vëzhguesit thonë se autoritetet izraelite në përgjithësi i kufizojnë predikuesit e xhamive të flasin për ofensivën ushtarake izraelite në Gaza, e cila filloi më 7 tetor 2023.

Që nga fillimi i ofensivës, më shumë se 65.100 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur. Po ashtu, uria e shkaktuar nga bllokada dhe sulmet izraelite kanë marrë të paktën 440 jetë, përfshirë 147 fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın