Pothuajse 143.000 pula do të asgjësohen në Japoni për shkak të gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve u zbulua në 12 nga 13 pulat e testuara, ndërsa autoritetet lokale kanë ndaluar gjithashtu dërgesat e pulave ose vezëve nga fermat brenda një rrezeje 10 kilometrash nga ferma e prekur

Tokio
Gripi i shpendëve është zbuluar në një fermë shpendësh në prefekturën Akita në Japoninë verilindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas autoriteteve lokale, pothuajse 143.000 pula do të asgjësohen pasi gripi i shpendëve u zbulua në 12 nga 13 pulat e testuara në fermën në rajonin e Yokote.
Në raportimin e agjencisë Kyodo News thuhet se autoritetet lokale kanë ndaluar gjithashtu dërgesat e pulave ose vezëve nga fermat brenda një rrezeje 10 kilometrash nga ferma e prekur, ndërsa trupat e Forcave të Vetëmbrojtjes janë dërguar për të ndihmuar në adresimin e çështjes, thuhet në raport.
Kryeministri Fumio Kishida ka bërë thirrje gjithashtu për mbledhjen e informacionit dhe ka udhëzuar institucionet përkatëse që të punojnë ngushtë për të ndërmarrë hapa parandalues menjëherë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.