Bota

Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

- Zyra e kryeministrit të Portugalisë, Luis Montenegro, tha se nëse plotësohen kushtet "e paraqitura dhe kryesisht të miratuara nga shtetet e pranishme" në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez "që në shtator"

İlayda Çakırtekin  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Portugalia planifikon të njohë shtetin e Palestinës "që në shtator", raportuan mediat lokale, duke cituar burime nga zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit të Portugalisë, Luis Montenegro, tha se nëse plotësohen kushtet "e paraqitura dhe kryesisht të miratuara nga shtetet e pranishme" në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez "që në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara" në New York, raportoi e përditshmja "Diario De Noticias" dhe media të tjera.

Kryeministri Montenegro do të konsultohet së pari me Marcelo Rebelo de Sousa, presidentin e vendit, dhe partitë në parlament.

Zyra e kryeministrit portugez tha se në të kaluarën ka "shpjeguar supozimet ose kushtet për fillimin e një procesi të njohjes", përkatësisht "marrëveshjen me një grup vendesh me të cilat kemi mbajtur një dialog të përhershëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın