Portret gjigant ekspozohet në Barcelonë në nder të vogëlushes palestineze Hind Rajab të vrarë nga Izraeli
Organizatorët thanë se ky aksion kishte për qëllim të thyente heshtjen ndërkombëtare dhe të rritte ndërgjegjësimin përmes një ndërhyrjeje simbolike dhe vizuale
Barcelonë
Qindra persona u mblodhën sot në plazhin Somorrostro në Barcelonë, ku në një aksion solidariteti, u shpalos një kanavacë 1.000 metra katrorë me portretin e Hind Rajabit, vogëlushes palestineze të vrarë nga forcat izraelite në Gaza në vitin 2024, raporton Anadolu.
Ngjarja synonte tërheqjen e vëmendjes për situatën e fëmijëve në Gaza dhe dënimin e ndikimit të konfliktit mbi popullsinë civile palestineze.
Pjesëmarrësit kontribuuan në vendosjen kolektive të kanavacës, e cila mbuloi një pjesë të konsiderueshme të plazhit.
Organizatorët thanë se ky aksion kishte për qëllim të thyente heshtjen ndërkombëtare dhe të rritte ndërgjegjësimin përmes një ndërhyrjeje simbolike dhe vizuale.
Ky aktivitet ishte pjesë e iniciativave më të gjera të solidaritetit që po zhvillohen në disa qytete evropiane për të adresuar situatën humanitare në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
