Bota

Popullsia kineze është rritur me 0,53 për qind në vit

Popullsia e Kinës është rritur me 72 milionë në 1,41 miliardë në 10 vitet e fundit, një rritje prej 5,38 për qind

Ekip  | 11.05.2021 - Përdıtësım : 13.05.2021
Popullsia kineze është rritur me 0,53 për qind në vit Foto: AA/Arkiv

Pekin

Popullsia e Kinës është rritur me ritmin më të ngadaltë brenda disa dekadash, tregojnë të dhënat e regjistrimit të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Popullsia e Kinës është rritur me 72 milionë në 1,41 miliardë në 10 vitet e fundit, një rritje prej 5,38 për qind.

Ky vend aziatik e regjistron popullsinë një herë në dhjetë vjet, ndërkohë hera e fundit ishte në vitin 2020.

Agjencia e Statistikave të Kinës tha se rritja vjetore ishte mesatarisht 0,53 për qind, me rënie 0,04 për qind nga dekada e mëparshme.

Popullsia kineze në dekadën deri në vitin 2020 është rritur me ritmin më të ngadaltë që nga prezantimi i politikës për një fëmijë në fund të viteve 1970.

Kjo krijoi presion mbi autoritetet për të inkurajuar nivelin e lindjeve në mënyrë që të shmanget problemi demografik.

Qeveria kineze hodhi poshtë raportet mediatike në lidhje me rënien e parë të pretenduar të popullsisë nga uria e madhe e viteve 1950, nga e cila vdiqën dhjetëra miliona njerëz.

Ning Jizhe, kreu i Entit shtetëror të statistikave, zbuloi se 12 milionë foshnje kanë lindur vitin e kaluar, një rënie e konsiderueshme nga 18 milionë foshnje të lindura në 2016.

Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020 dhe rreth shtatë milionë njerëz morën pjesë në mbledhjen e të dhënave nga familjet kineze. Duke pasur parasysh numrin e të anketuarve, ai konsiderohet si burimi më gjithëpërfshirës për numrin e banorëve në këtë vend, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın