Bota

Polonia nis ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë

Muri që Polonia ka filluar të ndërtojë pritet të zvogëlojë fluksin e imigracionit të paligjshëm si në vend ashtu edhe në Evropë

Hüseyingulu Hüseyinzade  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Polonia nis ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë

Varshavë

Polonia ka filluar ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë, e cila po ballafaqohet me një krizë emigrantësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rojet kufitare polake njoftuan se ndërtimi i murit 186 kilometra në kufirin Poloni-Bjellorusi ka filluar dhe është planifikuar të përfundojë deri në fund të qershorit.

Rojet kufitare njoftuan se që nga fillimi i vitit, më shumë se 800 persona u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht dhe ka pasur një rritje të kalimeve të paligjshme.

Thuhet se muri do të ketë një lartësi prej 5 metra e gjysmë, në ndërtimin e tij do të përdoren 50 tonë çelik, do të mbështetet me rrjetë teli, i pajisur me sisteme elektronike dhe kamera të teknologjisë së fundit si dhe do të ketë 22 dyer.

Muri që Polonia ka filluar të ndërtojë pritet të zvogëlojë fluksin e imigracionit të paligjshëm si në vend ashtu edhe në Evropë.

Në kufirin Bjellorusi-Poloni, në nëntor 2021, persona të ardhur kryesisht nga Iraku dhe Siria, përpiqeshin të kalonin në Poloni nëpërmjet Bjellorusisë në kërkim të emigracionit në Evropë, të mbledhur në kampin që ata ndërtuan në pyll dhe përballë kufirit.

Më pas emigrantët e zbrazën plotësisht kampin që kishin ngritur përgjatë kufirit dhe u zhvendosën në zonën e mbyllur të përgatitur nga qeveria bjelloruse në zonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın