Polonia ndalon automjetet e prodhuara në Kinë nga zonat ushtarake për shkak të sigurisë
Polonia ka ndaluar hyrjen e automjeteve të prodhuara në Kinë në objektet ushtarake për shkak të shqetësimeve se sensorët e tyre në bord mund të mbledhin informacione të ndjeshme
Londër
Polonia ka ndaluar hyrjen e automjeteve të prodhuara në Kinë në objektet ushtarake për shkak të shqetësimeve se sensorët e tyre në bord mund të mbledhin informacione të ndjeshme, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të martën, Ushtria Polake tha se automjete të tilla mund të lejohen ende në vendet ushtarake nëse funksionet e caktuara janë të çaktivizuara dhe nëse janë në fuqi masa të tjera mbrojtëse të kërkuara sipas rregullave të sigurisë së secilit objekt, raportoi TVP World.
Për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit të informacionit konfidencial, ushtria ndaloi lidhjen e telefonave me sistemet e informacionit dhe argëtimit në automjetet e prodhuara në Kinë.
Deklarata vuri në dukje se kufizimet nuk zbatohen për vendet ushtarake të aksesueshme publikisht, siç janë spitalet, klinikat, bibliotekat, zyrat e prokurorëve ose klubet e garnizonit, tha ushtria.
Masat janë parandaluese dhe përputhen me praktikat e përdorura nga anëtarët e NATO-s dhe aleatët e tjerë për të siguruar standarde të larta mbrojtjeje për infrastrukturën e mbrojtjes, shtoi ajo.
