Polonia kryen operacion ajror të mbështetur nga NATO mes sulmeve të përsëritura ruse në Ukrainë
"Operacionet e aviacionit polak dhe aleat në hapësirën tonë ajrore, të lidhura me sulmet nga Federata Ruse në Ukrainë, kanë përfunduar", njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë
Stamboll
Polonia kreu sot operacion në hapësirën ajrore me ndihmën e NATO-s mes sulmeve të rinovuara ruse në Ukrainë, transmeton Anadolu.
"Operacionet e aviacionit polak dhe aleat në hapësirën tonë ajrore, të lidhura me sulmet nga Federata Ruse në Ukrainë, kanë përfunduar", njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë (DORSZ) në platformën sociale amerikane X.
DORSZ vuri në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar ishin aktivizuar, duke theksuar se ato tani janë në aktivitete standarde operative.
"Ne informojmë se nuk është vërejtur asnjë shkelje e hapësirës ajrore të Republikës së Polonisë", shtoi ajo.
DORSZ falënderoi më tej Komandën Ajrore të NATO-s dhe forcat ajrore spanjolle "avionët e të cilave ndihmuan në sigurimin e sigurisë në qiellin polak sot".
Gjithashtu falënderoi forcat e armatosura holandeze për mbështetjen e sistemit të mbrojtjes ajrore.
Ukraina tha sot se të paktën katër persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në sulmet ruse gjatë natës që synuan rajone të shumta.
Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende për sulmet.
