Bota

Politikani opozitar izraelit, Golan: Netanyahu është përgjegjës për sulmin në Washington

Yair Golan tha se është "qeveria kahaniste e Netanyahut" që po nxit "antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit"

Faruk Hanedar  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Politikani opozitar izraelit, Golan: Netanyahu është përgjegjës për sulmin në Washington

Kuds

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës izraelite jashtë parlamentit dhe ish-zëvendësshefi i Shtabit, Yair Golan tha se kryeministri Benjamin Netanyahu është përgjegjës për sulmin ku u vranë dy punonjës të ambasadës izraelite në Washington të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Golan, në postimin në llogarinë e tij në X tha se ndante dhimbjen e stafit të ambasadës që u vra.

Ndërsa qeveria izraelite pretendon se arsyeja e sulmit ishte "antisemitizmi dhe urrejtja ndaj Izraelit", Golan tha se ishte "qeveria kahaniste e Netanyahut" që po nxiste "antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit".

"Si rezultat i politikave të Netanyahut, ekziston një izolim politik dhe rrezik i paparë për çdo hebre në çdo cep të botës", tha Golan.

Dy persona që punonin në ambasadën Izraelite në Washington u vranë në një sulm të armatosur në kryeqytetin e SHBA-së.

Shefja e Policisë Metropolitane të Washingtonit, Pamela A. Smith në konferencën për media tha se sulmuesi ishte 30-vjeçari Elias Rodriguez.

Ajo theksoi se pasi Rodriguez u ndalua i dyshuari bërtiti "Liri Palestinës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın