Bota

Policia ndërhyn në demonstratën pro-palestineze në Berlin

Protesta në kryeqytetin gjerman u organizua nga grupet e të drejtave nën sloganin “Mosbindja civile për Gazën”. Gjatë protestës pati përleshje të herëpashershme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë

Abdulbesar Ademi  | 20.09.2025 - Përdıtësım : 20.09.2025
Policia ndërhyn në demonstratën pro-palestineze në Berlin Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Berlin

Disa persona u arrestuan gjatë një proteste pro-palestineze jashtë stacionit të Kopshtit Zoologjik të Berlin, raporton Anadolu.

Protesta në kryeqytetin gjerman u organizua nga grupet e të drejtave nën sloganin “Mosbindja civile për Gazën”. Gjatë protestës pati përleshje të herëpashershme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka kryer një sulm gjenocidal në Gaza, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 65.100 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Qindra mijëra palestinezë gjithashtu janë zhvendosur, ndërsa uria ka marrë jetën e të paktën 440 palestinezëve, përfshirë 147 fëmijë.

Të martën, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez konfirmoi se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.