Policia izraelite nuk lejon hyrjen e dhjetëra palestinezëve në xhaminë Al-Aksa
Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se 90 persona u kthyen prapë nga portat e Qytetit të Vjetër sepse ata "nuk kishin leje"
Kuds
Policia izraelite nuk ka lejuar dhjetëra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor me arsyetimin se "nuk kanë leje", raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga orët e mëngjesit policia izraelite ishte vendosur në portat e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim dhe kontrolloi letërnjoftimet e atyre që dëshironin të falin namazin e xhumasë në Haremi Sherif.
Në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se 90 persona u kthyen prapë nga portat e Qytetit të Vjetër sepse ata "nuk kishin leje".
Gjithashtu thuhet se palestinezët në fjalë u hypën në autobusë dhe u lanë në pikat e kontrollit ushtarak izraelit rreth Bregut Perëndimor.
Autoritetet izraelite nuk lejojnë palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës të hyjnë në Kudsin Lindor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.