Bota

Policia izraelite ndërhyn në xhematin në rrugët e Jerusalemit

Policia izraelite ka ndërhyrë në xhematin i cili falte namazin e xhumasë nëpër rrugët e Jerusaelmit

Eshat Fırat   | 21.07.2017
Policia izraelite ndërhyn në xhematin në rrugët e Jerusalemit

Jerusalem

JERUSALEM (AA) – Policia izraelite ka ndërhyrë në xhematin i cili falte namazin e xhumasë nëpër rrugët e Jerusaelmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ndërhyrjeve të realizuara në rrugët të cilët çojnë në Mesxhid-i Aksa dhe në pika të ndryshme të Jerusalemit, rrugët për një kohë të shkurtër u shndërruan në fusha të betejës.

Dhjetëra persona u plagosën si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite me plumba gome, bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës. Të rinjtë palestinezë po mundohen t’iu kundërpërgjigjen policisë duke i djegur kontejerët e mbeturinave dhe duke gjuajtur me gurë.

      Vritet një palestinez në Jerusalemin Lindor

Lagjet në të cilat policia izraelite ka ndërhyrë në Jerusalemin Lindor, i cili ndodhet nën pushtim janë Lagja Selahaddin, Vadi el-Coz, Ras el-Amud dhe dera me Luanë (Esbat) e Mesxhid-i Aksa-së dhe dyert e parlamentit.

Nga rrugët e qytetit vazhdojnë të dëgjohen zërat intensive të përleshjeve dhe të ambulancëve.

Edhe të rinjtë palestinezë po përpiqen t’iu kundërpërgjigjen ndërhyrjes së policisë me gurë. Gjysmë hëna e kuqe palestineze njoftoi se ka dhjetëra të plagosur dhe se ndërhyrjet për të plagosurit po vazhdojnë.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i policisë izralite thuhet se në lagjen Selahaddin dhe Ras el-Amud po ndërhyet "ndaj palestinezëve të cilët po gjuajnë me gurë".

Ndërkaq po vazhdon fluturimi i helikopterëve policorë mbi Jerusalem.

39 palestinezë të lënduar nga ndërhyrja e forcave izraelite në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë ndërhynë gjatë marshit i cili u zhvillua në Bregun Perëndimor, në lidhje me vendosjen e detektorëve metalikë në hyrje të xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.   

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thekson se ushtarët izraelitë kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj pjesëmarrësve të marshit në zonën e pikës së kontrollit Kalendija mes Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor.

Ata theksuan se si pasojë e gazit lotsjellës 39 palestinezë kishin simptome asfiksimi. Gjithashtu, një i ri me gaz lotsjellës është qëlluar në kokë.

Kriza u përshkallëzua me 14 korrik në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın