Bota

Policia britanike arreston protestuesit në Londër që kundërshtojnë ndalimin e grupit ‘Palestine Action’

“Akti i terrorizmit po përdoret si armë për të heshtur publikun. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë derisa të hiqet ndalimi”, tha grupi që organizoi protestën

Abdulbesar Ademi  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 20.11.2025
Policia britanike arreston protestuesit në Londër që kundërshtojnë ndalimin e grupit ‘Palestine Action’ Foto: Raşid Necati Aslım/AA

Londër

Policia britanike ka kryer një numër arrestimesh jashtë Ministrisë së Drejtësisë në Londër, pasi protestuesit organizuan një demonstratë të heshtur kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar grupin aktivist ‘Palestine Action’, raporton Anadolu.

“Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështesë grupin Palestine Action”, shkruanin pankartat që mbanin demonstruesit.

Policia nuk ka konfirmuar se sa persona u arrestuan në Londër, ku u mblodhën rreth 100 demonstrues.

Protesta u organizua nga ‘Defend Our Juries’, e cila po mban demonstrata në 18 qytete nga 18 deri më 29 nëntor, duke kërkuar heqjen e ndalimit ndaj grupit ‘Palestine Action’.

“Akti i terrorizmit po përdoret si armë për të heshtur publikun. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë derisa të hiqet ndalimi”, tha në rrjetet sociale grupi që organizoi protestën.

Protestua u zhvilluan edhe të martën në Nottingham, Gloucester, Truro, Northampton, Oxford, Leeds, Newcastle, Cardiff, Aberystwyth dhe Edinburg.

Grupi ‘Palestine Action’ u ndalua më 5 korrik sipas legjislacionit anti-terror pas sulmeve të dyshuara ndaj objekteve në Mbretërinë e Bashkuar të një kompanie të mbrojtjes me seli në Izrael dhe dëmtimit të dy avionëve ushtarakë në RAF (Forcat Ajrore Mbretërore) në Brize Norton.

Ndalimi e bën anëtarësimin ose mbështetjen për grupin një vepër penale që mbart një dënim maksimal prej 14 vjetësh.

Huda Ammori, bashkë-themeluese e grupit, po ndërmerr veprime ligjore kundër vendimit të ish-sekretares së brendshme, Yvette Cooper, për ta nxjerrë jashtë ligjit organizatën.

Një seancë gjyqësore është planifikuar për në fund të muajit nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.