Policia britanike arreston protestues gjatë një demonstrate pro-Palestinës në Londër
Demonstruesit mbanin pankarta me mesazhe si “Liri për Palestinën”, “Ndalo bombardimin e Iranit” dhe “Ndalo armatosjen e Izraelit”, duke shprehur gjithashtu kundërshtim ndaj islamofobisë
Londër
Policia ka ndërhyrë gjatë një demonstrate pro-Palestinës në Londër, duke arrestuar me forcë disa protestues, raporton Anadolu.
Pamjet nga vendngjarja treguan oficerët duke ndërhyrë ndaj turmës për të ndaluar individë, gjë që çoi në arrestimin e disa protestuesve.
Demonstrata pro-Palestinës u mbajtën në të gjithë Evropën, duke tërhequr turma të mëdha pjesëmarrësish. Sipas organizatës ‘Palestine Solidarity Campaign’, mbi gjysmë milioni njerëz marshuan në Londër në mbështetje të Palestinës dhe kundër ekstremit të djathtë.
Protestës iu bashkuan edhe grupe të tjera, ndërsa pjesëmarrësit dënuan sulmet izraelite në Liban dhe luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Demonstruesit mbanin pankarta me mesazhe si “Liri për Palestinën”, “Ndalo bombardimin e Iranit” dhe “Ndalo armatosjen e Izraelit”, duke shprehur gjithashtu kundërshtim ndaj islamofobisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
